Hoxhaj: Donika Gërvalla kaloi çdo kufi, po sillet si ministre e Serbisë ose Rusisë
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për deklaratat e ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla lidhur me UÇK-në.Hoxhaj tha se deklaratat e ministres Gërvalla janë të paprecedentë, derisa ka kërkuar masa nga kryeministri Kurti, shkruan Reporteri.net.“Donika Gërvalla po e godet luftën tonë të drejtë dhe të shenjtë të UÇK-së dhe kjo është e paprecedent. Dhe nëse ky është qëndrimi i Qeverisë tonë në raport me luftën tonë historike, mënyrën si po e godet UCK-në, si të ishte ministre e Serbisë ose Rusisë, e ka shkel çdo kufi te mundshëm, dhe presim nga kryeministri Kurti të distancohet”, është shprehur ai para gazetarëve.Tutje, Hoxhaj theksoi se asnjëherë nuk ka pasur qeveri në Kosovë, e cila ka qenë më shumë anti UÇK sesa qeveria aktuale në bazë të deklaratave që i thotë ministrja Gërvalla.“Është temë serioze që e dëmton të ardhmen e Kosovës dhe identitetin tonë si popull dhe si komb”, tha ai. /Reporteri.net