Hoxhaj: Dyshes Osmani-Kurti iu bë e qartë sot nga NATO se duhet leje për të vendosur forcat policore në veri
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sot u bë e qartë nga selia e NATO’s se Kosova tani duhet të kërkojë leje nga KFOR-i për të vendosur forcat policore në veri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Për këtë, Hoxhaj ka ka drejtuar gishtin nga Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.“Sot u pa qartë edhe një herë se me dyshen Osmani-Kurti, procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës dhe jo interesave të saj, kur nga selia e NATO-s u tha se Kosova tani duhet të kërkojë leje nga KFOR-i për të vendosur forcat policore në veri. Lajm i keq!”, ka thënë Hoxhaj.Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e përbashkët me Osmanin, tha se zbarkimi i forcave speciale në veri, gjithmonë kërkon pajtim nga KFOR-i.“Stabiliteti rajonit dhe siguria e trupave të KFOR-it varet nga të gjitha palët që respektojnë zotimet ekzistuese. Në përputhje me zotimet e Prishtinës të vitit 2013, çdo zbarkim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri kërkon pëlqimin e KFOR-it. Presim konsultimet me kohë në çfarëdolloj zbarkimi që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë”.