Hoxhaj: Kosova është vija e parë e fushatës agresive ruse në Ballkan

0

                     Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj përmes një reagimi ka thënë se Kosova është vija e parë e fushatës agresive ruse në Ballkan. Hoxhaj thekson se gjatë javës së kaluar Kosova me anë të propagandës ruse është goditur tre herë. “Rusia është gati ta fillojë edhe një luftë tjetër kundër Ukrainës. Kosova është vija e parë e fushatës agresive ruse në Ballkan, ku vetëm gjatë javës së kaluar tri herë Kosova u godit direkt! Në fillim të javës [Vladimir] Putini akuzoi NATO-n për bombardimin e Serbisë. Por, mori përgjigje nga kancelari gjerman [Olaf] Scholz i cili i tha se NATO ndali gjenocidin serb në Kosovë! Në fund të javës së kaluar, [Sergei] Lavrovi, akuzoi Shqipërinë dhe Kosovën që po rekrutojnë mercenarë për luftën në Ukrainë! Në fund, edhe një eurodeputete franceze pro ruse gënjeu gjithashtu diçka edhe kundër Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *