Hoxhaj me gastronomët: Do të mbështesim bizneset dhe punëtorët që kanë humbur punën gjatë pandemisë
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot gastronomët, ku ka shpalosur një pjesë të planit për Rimëkëmbje, duke thënë se me këtë plan do të kujdeset për bizneset dhe punëtorët që kanë humbur punën gjatë pandemisë COVID-19.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se gastronomia është njëri prej sektorëve më të goditur nga pandemia.
“Në takim me Shoqatën e Gastronomëve, sot, u shpalosa një pjesë të Planit të PDK-së për Rimëkëmbje, në qendër të të cilit do të jetë mbështetja e bizneseve që kanë pësuar humbje të mëdha gjatë kësaj periudhe të vështirë, e po ashtu e punëtorëve që kanë humbur punën si pasojë e pandemisë.”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka thënë se zotohet që me planin konkret të PDK-së për rimëkëmbjen ekonomike do t’u qëndrojnë pranë bizneseve dhe së bashku do të dalin nga kjo situatë edhe më të fortë, njëkohësisht duke respektuar rekomandimet që vijnë nga institucionet shëndetësore përkatëse