Hoxhaj nga Ferizaj premton rritje të pagave për mësimdhënësit, policët, mjekët e kategori tjera

0

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, nga qyteti i Ferizajt ka premtuar rritje të pagave për mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mjekët, infermierët, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës.Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në Ferizaj u konfirmua mbështetja në rritje për PDK-në dhe projektin e saj të rimëkëmbjes, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Në Ferizaj u konfirmua mbështetja në rritje për PDK-në dhe projektin e saj të rimëkëmbjes.Falendërime pafund për të gjithë mësuesit, arsimtarët dhe profesorët, që i mësojnë dhe edukojnë gjeneratat e reja si ta duan, ndërtojnë dhe zhvillojnë atdheun.

Me PDK-në në krye të Qeverisë do të ketë sërish rritje të pagave për mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mjekët, infermierët, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *