Hoxhë i ngarkuar, jo Aranaut, por këtu jemi shqiptar…-Shkruan;Liridon LUSHAJ.
Sot, gjatë përurimit mu në mes Tirane me dua fetare thirret Arnaut….Deshta të reagojë se ky më duket një hoxhë papagall dhe mirë është ta dinë ne këtu jemi shqiptar. Jemi bashkë të krishterë e mysliman e nuk jemi as Turqë e as Arnaut. Prandaj, këto dua fetare e lutje duhet të largohen sa më larg nga ky vend e mos të krijojnë këso ndasi, Sepse duhet ditur një gjë , që e di bota se feja e shqiptarit është shqiptari e e pastaj besimi mysliman , i krishteë apo tjeuër është zgjidhje e vullnetit të personaliteteve
Në Tiranë,përurohet Xhamia e Namazgjasë me praninë e presidentit turk Rexhep Tahip Erdogan dhe kryeministrit Edi Rama. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet në ceremoni nga Myftiu i Tiranës.Ish-kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, thotë për ‘’Zërin e Amerikës’’ se në çështjen e Xhamisë së Namazgjasë ka ndodhur një ndërhyrje e egër politike nga faktorë të jashtëm. Zoti Bruçaj kritikoi mungesën e kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar në përurimin e Xhamisë së Namazgjasë Ish-kryetari Bruçaj thotë se Xhamia e Namazgjasë nuk është ndërtuar me fonde publike të shtetit turk, por është ndërtuar me kontributet vullnetare të besimtarëve myslimanë turq. ‘Në hapjen e Xhamisë së Namazgjasë mospraninë e kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë unë e shoh si një akt të shëmtuar, por duke qenë se procedurat ose organizimin e ceremonisë unë e shoh si një organizim politik, atëherë më mirë që ai nuk është aty’, tha zoti Bruçaj./www.QendraPress.com/