Humb jetën një person në plazhin e Velipojës
Një 82-vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në plazhin e Velipojës.Në qendrën shëndetësore të Velipojës, është dërguar pa shenja jete 82-vjeçari R. Ç., i cili dyshohet se e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme./abcnews