Humb jetën shqiptari në Itali
Një shqiptar në Itali ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Castel Guelfo, njofton Insajderi.
Viktima është një 35-vjeçar, shqiptar, emri i viktimës nuk është bërë i ditur, raportojnë mediat italiane.
Në makinën tip “Toyota Yaris”, ndodheshin dy persona në makinë, viktima dhe një pasagjer tjetër 36-vjeçar.
Viktima 35-vjeçare po drejtonte makinën, ku humbi kontrollin mbi mjet, ndërsa makina përfundoi duke u rrokullisur jashtë rrugës.
Viktima ka vdekur në vend, ndërsa pasagjeri është transferuar në spital me lëndime të rënda.