Humbi fija, e humbi lëmshi në këtë të shkretën Kosovë-Shkruan:Liridon LUSHAJ

    Tash e disa ditë Kosova  është trazuar, e ky trazim ka ardhur kur po bastisen familje dëshmorësh, ish komandantëve të UÇK-së u konfiskohen telefonat. Këto veprime sigurisht nuk ndodhin as në vendet më diktatoriale as në Kore e  as në Kinë. Por,kjo ndodhë në Kosovën demokratike, ku  tashmë  EULEX-i pohon se nuk qëndrojnë pas këtyre arrestimeve e konfiskimeve, por  ata thonë s ejnë në shërbim të dhomave speciale Tash kosovarët nuk po mund ta dinë se a ka dorë këtu më të fortë Serbia e Rusia apo…kush qëndron pas gjithë kësaj katrahure. Jemi dëshmitarë tashmë që dëshmitarët ndërkombëtar e ka zbehur maksimalisht rolin Gjykatës Speciale bë Hagë. Kurse ata që ishin kreu i gueriles më të pastër të botës që siç  është thënë thuhet për UÇK-në. Tani kur jemi në këtë pozicion, qeveria  gjithnjë e më shumë po heshtë ndaj këtyre rasteve. Tani më  humbi fija, e humbi lëmshi në këtë të shkretën Kosovë. Jemi në pozicionin  kur Kosovës i duhet  një pozicion n tjetër i kësaj gjykate. Nëse  kjo arrihet padyshim se i humb forca e pozicioneve të Serbisë e Rusisë në Kosovë, Ajo që po brengos njerëzit e  ndershëm në Kosovë  janë deklarata e personaliteteve që thonë se ka mijëra bashkëpunëtorë  të BIA-s në Kosovë, Kjo nuk duhet të jetë  kështu. Është kohë e fundit  që  nëse  të tillë ka në  Kosovë   për hir  të  gjakut të  derdhur për lirinë e kësaj  toke dhe varret e të parëve  ata duhet të  vetëdijesohen  se mbi të  gjitha  Kosova duhet të jetë mbi të  gjitha./www.qendrapress.com/