Humbin jetën në aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova” Flurim Parallangaj dhe Ardit Parallaga, nga Lugishta e Hasit.
Mbrëmë në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmë. Pas këtij rasti edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës major Baki Kelani edhe ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu mbrëm këtë lajm e kanë konfirmuar. Derisa edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar . Policia raportoi se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vazhdim .Me këtë rast në vend të ngjarjes të vdekur kanë mbetur Flurim Parallangaj 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lugishta e Hasit .Padyshim se kjo vdekja ka pikëlluar të thuash të gjithë Hasin. Derisa lidhur me gjendjen e të lënduarëve të tjerë në këtë aksident na ka shkruar dr Hekuran Veçgsthti si shef i emergjencë s së spitalt në Prizren ai shkriuan se ‘’ Rreth ora 19.oo janë sjell në emergjencë 3 të lenduar në aksident trafiku. Janë bërë ekzaminimet e nevojshme radiologjike, analizat laboratorike janë bërë konsulta pas se cilës 2 te aksidentuar janë liruar ne shtëpi, 1 i aksidentuar vazhdon trajtimin ne Spital. Gjendja e tyre ka qene stabile’’ Kurse sipas disa dëshmitarëve nesër, pritet që dy të rinjtë e këtij aksidenti të varrosen në vendlindjen e tyre ./Rtv Besa/