Humbja edhe një vit për nxënësit veçanrisht në klasat e ulta do trondiste thellë sistemin arsimor….

0

Pas disa debateve zyrtare  të shprehura, a  duhet  të hapen shkollat në  shtator  për nxënës,  apo si e shihni rrugën me të drejtë për fillimin e  vitit shkollor? Dr.Haxhi Avdyli deputet i Parlamentit të Kosovës pohon:-“Debati per hapjen e shkollave është botëror. Rrezikimi me përhapjen e Covid apo dëmtimi i rëndë i edukimit e arsimit të nxënësve  kjo është dilema.

  Hapja duhet të bëhet me kujdes të shtuar, duke dezinfektuar shpesh shkollat  duke zvogëluar numrin e nxënësve në klasa . Kombinimi me mësim online ne disa raste e lënde .

Ata që shfaqin shenja të mos vijojnë mësimin, dhe percellje e vazhdueshme epidemiologjike të situates. Por ,humbja edhe një vit për nxënësit veqanrisht në klasat e ulta do trondiste thellë sistemin arsimor , edukimin , psikologjinë e tyre  dhe përgatitjen e fëmijeve për ardhmëri. Prandaj, duhet bëre  çmos per modalitete e përgatitje për fillim të viti te ri shkollor.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *