Humbja radhës e FC.Liria,për ta forcuar pozitën e fundit në tabelë-Shkruan:Durak Thaçi , njohës i futbollit

                    Skuadra e Lirisë nga Prizreni ka pësuar edhe një humbje në Prizren.Kësaj radhe humbjen ja shkaktoi skuadra e Llapit nga Podujeva me rezultat 0:2.Me kët humbeje skuadra Prizrenase FC.Liria e mbyll sezonin vjeshtor në pozitën e fundit me 18 ndeshje të zhvilluara 1 fitore 6 barazime dhe 11 humbje së bashku me Fush Kosovën,te dya skuadrat tani për tani me një këmbë jan më ligën e parë që do të thot humbja e statusit anëtare i Superligës.Skuara prizrenase është 8 pikë më pak se skuadra e Gjilani që momentalisht gjendet në pozitën e 8-të me 17 pik të grumbuluara dhe skuadra e Feronikelit më pozitën e 7-të me 21 pikë.Momentalish FC.Liria që ka pozitën në tabel rrezikon rënjën direkt nga elita e futbollit Kosovar.Mbetet enigmë se qfar po ndodh me skuadrën prizrenase, gjendja e renduar në rezultate me vetëm një fitore, menagjimi i dobët i stafit,lojë e dobët e futbollistëve në mbrojtje në veqanti qendërmbrojtësit,kapitenit të skuadrës (prurje shpëtimtar)nga Gjermania po thuaj në qdo ndeshje ka bër faulla brenda zonës 16-të metërshit që shkakton denimin më të rëndë penallti.Vallë a ka intersim nga dikuash (shpëtimtar)për skuadrën më të vjetër në futbollin kosovar që ta nxjerr nga kjo situat e rënduar që mbretron në FC.Liria.Pronari që aktualisht menagjon me FC.Liria së bashku me stafi tjetër i caktuar nga vetë pronari nuk kanë asjnë ide (dije për menagjim) për të dal nga kjo situat e rënduar që vetë e kanë kriju edhe pse ardhje e tyre është konsideruar si shpëtim dhe hecje përpara me klubin Prizrenas FC.Liria. Turpi ska se si të duket ndryshe (ska kufi)…?!/QendraPress.com