Humolli: Kurti po punon kundër interesit të Kosovës
Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, thotë se kryeministri i Kosovës ka mashtruar qytetarët e Kosovës, si dhe partnerët ndërkombëtarë.
Ish-deputeti i VV-së thotë se Kurti është duke punuar kundër interesit të Kosovës dhe kundër zhvillimit.
“Albin Kurti në radhë të parë e ka mashtruar vetveten, i ka mashtruar qytetarët tanë, e ka mashtruar botën demokratike edhe e ka mbyll derën që miqtë potencial me na ndihmua. Nuk mundet dikush me të ndihmu kur ti je në kundërshtim me vetveten. Kurti po punon kundër interesit të Kosovës, është kundër zhvillimit, kundër të gjitha kategorive shoqërore”, tha ai në Tëvë1.
Ndërkohë, për platformën e partisë qeverisëse, Humolli tha se është degraduese dhe antipërparuese.
“Nuk e ka ndërtuar një platformë të qartë politike se si do të ecë, kah do të shkojë. Këtë platformë nuk e ka treguar në Kuvend, por as miqve potencialë tonë që me ndertu një raport partneriteti. Për fat të keq ne nuk kemi ndërtua një platformë, përkundrazi është një platformë e degraduar – antipërparuese”, shtoi ai.