Hurmat konsumohen shumë gjatë muajit të Ramazanit, por sa janë të shëndetshme ato?

0

Hurmat zakonisht rriten në shumë regjione tropikale të botës, ndërkaq viteve të fundit janë popullarizuar tejet mase. Pothuajse të gjitha hurmat që shiten në shtetet perëndimore janë të thara, transmeton Telegrafi. Se a është një hurmë e tharë apo jo, ju mund ta vëreni këtë në bazë të pamjes. Një lëvore e rrudhosur tregon se hurma është e tharë, ndërkaq lëvorja e butë dhe e pastër është indikator i freskisë. Ato janë të shijshme dhe, në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, janë ushqimi adekuat për ta prishur agjërimin. Përveç se janë shumë të shijshme, ato janë shumë të shëndetshme, andaj edhe ju sjellim disa prej përfitimeve shëndetësore që i kanë hurmat.

Vlerat ushqyese

Hurmat kanë një profil të shkëlqyeshëm nutricional. Pasi që janë të thara, përmbajtja e kalorive është më e lartë sesa e shumicës së pemëve të thara.Shumica e kalorive të hurmave vijnë prej karbohidrateve, ndërkaq pjesa tjetër vjen nga një përqindje e vogël e kalorive.Pavarësisht kalorive, hurmat përmbajnë vitamina dhe minerale shumë të rëndësishme.Një sasi prej 100 gramë me hurma ju furnizon me këto vlera ushqyese:

Kalori: 277
– Karbohidrate: 75 gramë
– Fibra: 7 gramë
– Proteina: 2 gramë
– Kalium: 20% të sasisë së rekomanduar ditore
– Magnez: 14% të sasisë së rekomanduar ditore
– Mangan: 15 të sasisë së rekomanduar ditore
– Hekur: 5% të sasisë së rekomanduar ditore
– Vitaminë B6: 12% të sasisë së rekomanduar ditore

Hurmat përmbajnë edhe sasi të larta të antioksidantëve, prandaj kanë shumë përfitime tjera shëndetësore.

Kanë sasi të lartë të fibrave

Marrja e sasive të mjaftueshme të fibrave është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm. Futja e hurmave në dietën tuaj është mënyrë e mahnitshme për ta rritur sasinë e fibrave që i konsumoni. Fibrat janë të nevojshme sepse janë të shëndetshme për sistemin e tretjes, e posaçërisht për parandalimin e kapsllëkut. Veç kësaj, fibrat në hurma mund të jenë fitimprurëse edhe për kontrollimin e sheqerit në gjak.

Hurmat përmbajnë sasi të larta të antioksidantëve që i luftojnë sëmundjet

Hurmat kanë shumë antioksidantë, duke përfshirë edhe antioksidantë të cilat i zvogëlojnë rreziqet e shumë sëmundjeve. Antioksidantët jua mbrojnë qelizat nga rrezatimet e lira. Disa prej antioksidantëve që gjenden te hurmat janë flavanoidet, karotenoidet dhe acidi fenolik.

E promovojnë shëndetin e trurit

Konsumimi i hurmave e përmirëson funksionin e trurit. Studimet në laborator kanë zbuluar se hurmat janë shumë të mira për zvogëlimin e markerëve pezmatues të cilët ndërlidhen me rrezikun e lartë të sëmundjeve neurodegjeneruese, siç është Alzheimeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *