HYKMETE BAJRAMI TREGON SE CILAT BIZNESE KANË TË DREJTË TË APLIKOJNË PËR KREDI
Ministrja e financave, Hykmete Bajrami, ka folur për ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili ka kaluar në lexim të parë dhe ka treguar se cilat biznese kanë të drejtë të aplikojnë për kredi, të cilat do të subvencionohen nga kjo pako.
“Të drejtë aplikimi kanë të gjitha bizneset, pa dallim, ndërsa përzgjedhja do të bëhet nga bankat që operojnë në Kosovë dhe kjo do të jetë në interesin e tyre”, tha ministrja Bajrami, për Kanal10, transmeton Insajderi.
Ajo, gjithashtu ka thënë se nuk ka afat të caktuar për bizneset që të aplikojnë për këto kredi.
Sipas saj, 100 milion euro do të merren nga fondi i privatizimit, për të qenë pranë qytetarëve, por ajo ka thënë se këto mjete mund të shfrytëzohen vetëm për investime kapitale./