I detyroi tre persona të kërkonin lëmoshë – gjakovari dënohet me 5 vjet burg dhe 200 euro gjobë
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit N.A., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për “Trafikimi me njerëz”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).“Trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, me kryetarin Ilir Rashkaj, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësorë, të pandehurin e shpalli fajtorë dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje 5 vjet dhe dënim me gjobë në vlerë 200 euro”, thuhet në njoftim.I pandehuri akuzohet se “nga data 05.06.2022 deri me datën 08.06.2022 në Gjakovë, në lokacione të ndryshme si afër marketit “V. F. S.”, pastaj në parkun e qytetit, në qendrën e qytetit dhe lokacione tjera, i pandehuri duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike të të dëmtuarve E.B., E.B.(1) dhe S.Sh., me qëllim të shfrytëzimit dhe përfitimit nga ta, e duke i kanosur me përdorim të forcës, fillimisht bën rekrutimin e tyre ku i merr që të tre të dëmtuarit nga qyteti i Pejës, e më pas duke i transportuar me automjetin “Golf IV”, e duke i detyruar që të kërkojnë lëmoshë nga qytetarët gjatë gjithë ditës, në orar të pa caktuar dhe mot të nxehtë, ndërsa i pandehuri gjatë kësaj kohe ka qëndruar në automjet të marrë me qira, duke pushuar, e në orë të vona të pasdites të dëmtuarit kanë qenë të detyruar që të gjitha të hollat e fituara nga lëmosha të ia dorëzojnë të pandehurit, ndërsa natën ta kalojnë në ambiente të ndryshme të pa përshtatshme”.“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/