I jepet lamtumira e fundit Skënder Hajdarit, koloneli 48-vjeçar që vdiq tragjikisht

0

                                  Me pjesëmarrjen e familjarëve dhe kolegëve, i është dhënë lamtumira e fundit zyrtarit të lartë të FSK-së, Skënder Hajdarit.Me ceremoni ushtarake dhe nën përcjelljen e ushtarëve të FSK, i ndjeri Hajdari është varrosur në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.I ndjeri ka qenë edhe ushtar i UÇK-së në rajonin e Shalës së Bajgorës.Në fshatin Zijaçë, Hajdari dje u gjet i plagosur rreth orës 11:20, ndërsa me urgjencë ishte dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.Edhe Komuna e Mitrovicës, sot gjatë ditës ka organizuar homazhe në Qendrën e Kulturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *