I nderuari Ambasador Kosnet, na thuani njëherë obligimet e Serbisë ndaj Kosovës- Shkruan: Kastriot Frengi

0

               Tani siç  duket ulja e dialogut   mes Kosovës  dhe  Serbisë  po i ngrit edhe më shumë  apetitin ndërkombëtar që  ne si Kosovë  të  bëjmë  lëshime ndaj  Serbisë në dëm të Kosovës, Kjo  të  thuash se shumë i ka  nevrikosur kosovarët , me deklaratën e ambasadorit të  SHBA. Shtetit që shqiptarët i besojnë më së shumti në botë. Ai,  sot, ka pohuar  ‘’Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe..’’ ka thënë ai. Por,  i nderuari Ambasador  ju jeni dëshmitar se  ende Kosovës i vijë eshtra të bijve të tij nga shteti i Serbisë , Pra Serbia pos që  i vrau shqiptarët ata i varrosi  në varreza masive. Prandaj, z Ambasador  mirë është thuash obligimin që  Serbia e kë ndaj Kosovës , sepse Kosova  nuk e ka asnjë obligim ndaj Serbisë  , Serbia  në Kosovë i ka shkelur të gjitha të drejtat njerëzore dhe konventat  njerëzore, Andaj  zotëri Ambasador  pse  spo kërkoni Asosoacion  të komunave  shqiptare në Serbi, Pa hyrë historinë e Mollës së Kuqe, pa hy në fakte  historike që  i përkasin shqiptarëve  që përherë janë keqtrajtuar janë vrarë, Nëse ju e përfaqësoni shtetin  Tuaj Amerikanë  denjësisht  që është zemra  e  Kosovës  na kurse nga këto deklarata  që  vërtetë nuk i ndihmojnë  miqësisë pa kufi që Kosova e ka ndaj Amerikës, Serbia është fajtori i gjithë kësaj historie andaj ata vendosni në tabelën qitëse e jo të pafajshmit  shqiptarët/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *