I nderuari ministër i popullit mik gjerman, edhe çka tjetër kërkon Evropa nga Kosova?!- Shkruan; Mërgim Hasi
Falënderimet e popullit të Kosovës janë të mëdha sidomos për SHBA-të dhe Gjermanin e të tjerë, që ndihmuan luftën dhe bashkërisht me çlirimtarët e UÇK-së këtij vendi i sollët lirin. Por,i nderuari ministër liria e Kosovës ka rrënjët në gjak e këtë Ju më së miri e dini. Sepse edhe ju kur erdhët në qershorin vitit 1999, e patë në lëkurën tuaj atdhe dashurinë dhe shpirtin paqësor të shqiptarëve, njësoj sikurse e që patët rastin të shihni verbërinë shoviniste serbe mbi paqësorët e ate e dini saktë kur ishit edhe në Prizren pranë PTK-së. Prandaj ne tani 21 vie nga ajo kohë,nuk kërkojmë asgjë më shumë se kufijtë natyral që i kishim si Kosovë, njësi e barbarët në kuadër të federatës jugosllave. BE u tregua jo vigjilente ndaj synimeve armiqësore të Serbisë, që vazhdoi të kultivojë kundër Republikës së Kosovës. Dhe na shoshitët për lloj lloj kompromisesh, të cilat shihet se nuk janë në interes të së vërtetës dhe të Kosovës,. Strategët e lirisë së Kosovës me të cilët biseduat, para lufte. në luftë e pas lufte, shumë padrejtësisht të ndihmuar nga të gjithë që ata bënë që sot, të jenë në Gjykatën e Hagës, e ndihmuat që në pushtet të vijnë ata që ose nuk bënë asgjë , ose nuk ditën ,apo edhe më keq nuk deshën të bëjnë as edhe një çap për lirinë e këtij vendi,.Derisa çlirimtarët dhe strategët e Kosovës me këta kufi natyral që sollën deri këtu shtetin. sot po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Me ata që i ndihmuat të jenë në krye të qeverisë tani kërkoni që të bëni kompromise. Por,në si qytetarë të Kosovës u themi se riktheni ata që sollën lirinë e këtij vendi, dhe leni kompromiset me këta që se dinë vlerën e këtij vendi, Ne kemi shumë shpresë se ende nuk është harxhuar -vaji i gamiles- për të ruajtur Kosovën me kufij natyral, për të ndihmuar Kosovën drejt demokracisë dhe që ky vend të merr së fundi vendin meritor, Renditeni në anën e Kosovës ,sepse saktë e dini sa i ka kushtuar liria këtij vendi. Saktë e dini sa potencial pozitive ka ky vend ,dhe sa është i prirur që të jetë stabilitet i kësaj pjese të Ballkanit .Presim edhe shpresojmë z. ministër…… në drejtësinë historike të Kosovës /qendrapress.com/