I nxehti afrikan ‘pushton’ Europën në fundjavë
Europa po përgatitet për një valë të re të nxehti afrikan që pritet të kulmojë në gjithë kontinentin gjatë kësaj fundjave. Ekspertët europianë të motit thonë se temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë celsius në Itali dhe Francë e mbi 30 gradë në Gjermani.Vala me origjinë nga Afrika Verilindore ka pushtuar jugun e Spanjës, që këto ditë me temperatura që i kapërcejnë 35 gradë celsius.I nxehti i këtij viti ka ardhur më herët se në gjithë këto 40 vitet e fundit. Autoritetet po zbatojnë masa të jashtëzakonshme për të shmangur fatalitetet, siç ka ndodhur vitet e kaluara.500 milionë euro ka akorduar qeveria franceze për planin e masave për përballimin e të nxehtit.Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në zona të freskëta si plazhe, ose të shmangin daljet në sheshe gjatë orareve të pikut.I nxehti pritet të shkaktojë thatësirë që mund të rrezikojë edhe zjarre nëpër pyje.