I pavdekshëm është kujtimi për Ty SKENDO! Që në jetë kishe fjalën- KOD të BESËS.

0

                  Sot, mbushen plotë  ditë e vite, vit që iku nga kjo jetë për në amshim, ish veprimtari i ilegales, anëtari i Kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren .Themeluesi i celulave të para  të UÇK-së dhe  personaliteti  i pari që  kontaktoi familjen dhe komandantin legjendar Adem  Jashari ai ishte  Skender Berisha. Ish deputet  i legjislaturës  së  vitit 1992, i palodhur në  çështjen lirisë së atdheut dhe ikja  e tij në amshim  pa asnjë  bujë as politike e as ushtarake  të bënë të mendosh për kend ai bëri gjithë  ato punë e vepra madhore? Skender Berisha siç e  thërrisnim ne  bashkëveprimtarët  Skendo ,ishte njeri me vizion  të veçantë për ardhmëri, Ai  ishte  i pari ushtar lirie që  u rendit në kuadër të Brigadës 125  duke shërbyer  jo vetëm në ZOP, por  kudo që  e kërkoi atdheu., Përballja e tij me  Serbinë, Skendon   e pati kalitur  dhe ne shokët e  veprimtarë    jo vetëm që  konsultonim  por ai ishte një strateg  i përkryer  për liri .Nuk mund ët harrohet  vepra e as angazhimi tij për liri, Sado që  atë  se rikujtuan as  Shoqatat e dala nga lufta, sepse ai ishte vërtete i madh në mendime  dhe vepra, Skendo ne që  u kalitëm më TY,  jo që të kujtojmë njëherë në vit, por të betohem se të kujtojmë çdo sekondë , sepse  largpamësia jote  ishte për ne  që ende  frymojmë ideal, Ti që  ke pasur  fjalën kod të besës, për ne  do të mbetesh i paharruar deri sa  të ketë  shqiptarë në këto troje,  Ishe i rrallë dhe i tillë ike  ,sepse  njerëzit e mëdhenj nuk vdesin por ata ikin atje në amshim që  të kujtohen  përgjithmonë, Skendo  ti je pjesë  përditshmërisë tonë, je ideali  ynë  je miku i ditëve të vështira që  kur ske pasur frikën ndaj armikut, Jam krenar  dhe  i përbotshëm me gjitha ato kujtime që  na i pate lënë sa ishe gjallë, i pavdekshëm është kujtimi për TY Skendo! Që në jete kishe fjalën KOD të BESËS/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *