I riu 36 vjeçar nga  Mamusha gjendet pa shenja  jetë në lagjen  ‘’Arbana’’

                   Zëdhënësi i policisë  Rajonale në  Prizren  togeri Shaqir  Bytyçi, njofton se  me  7.01.2026, rreth orës 12:40, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen ‘’Arbana’’ në Prizren, një person dyshohej se nuk kishte shenja jete. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin e emergjencës. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Viktima është identifikuar inicialet  F.Th., mashkull, rreth 36 vjeç, nga Mamusha. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka iniciuar rastet “Hetim i vdekjes” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.

 /QendraPress/