I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i vrarë në një fshat në Torino biznesmeni shqiptar 

Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara, i cili rezultonte i zhdukur prej 2 ditësh është gjetur i vrarë në fshatin San Carlo Canavese të Torinos.Mediat italiane raportojnë se trupi i pajetë është gjetur i shtrirë në tokë, pak hapa larg një karroce të errët të parkuar përgjatë një rruge të vogël. 43-vjeçari Fatmir Ara, me origjinë shqiptare banonte në Mathi (Torino).Viktima u zhduk nga shtëpia e tij më 2 Shtator. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes po koordinohen nga prokuroria e Ivreas./Tv Klan