I zhdukur qe dy vite, gjendet i vdekur Arben Asllani
Arben Asllani i cili para dy viteve ishte zhdukur, mbrëmë është gjetur trupi i pajetë i tij në ujërat e lumit Lepenc. Siç raportojnë mediat e Maqedonisë, trupi i pajetë deri në informatat e tanishme është gjetur nga një banor i zonës i cili e ka njoftuar edhe policinë.Babai i tanimë të ndjerit Arben Asllani, Beqir Asllani nuk u ndal së kërkuari ndihmë nga institucione për djalin e zhdukur por ato dështuan në kërkimin e tij duke mos ofruar asnjë informacion të vetëm.Beqir Asllani edhe kishte organizuar disa protesta me familjarët tjerë të të zhdukurve.Arben Asllanit ishte zhdukur para banuesës së tij më datë 23.01.2019. Trupi i pajetë i Arben Asllani është marrë nga policia për autopsi.