IHMK-ja rekomandon shkurtim të orëve mësimore shkaku i temperaturave të larta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka propozuar të mërkurën shkurtim të orëve mësimore në ato shkolla ku nuk ka kondicionerë të ajrit dhe ujë të mjaftueshëm të pijes.
Rekomandimi i IHMK-së është që orët të shkurtohen nga 45 minuta në 30 shkaku i temperaturave të larta. Në komunikatën e lëshuar nga ky institut thuhet se nga e enjtja fillon zyrtarisht stina e verës astronomike dhe temperaturat maksimale priten të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, të cilat mund te jenë të rrezikshme për fëmijët dhe të moshuarit. “Për shkak të temperaturave ekstreme të larta, ne si IHMK japim propozim që në shumë institucione, sidomos në shkolla ku dihet se nuk kanë kondicioner dhe ujë jo të mjaftueshëm për pije, orët e mësimit të shkurtohen nga 45 min sa janë tani në 30 min”, thuhet në njoftim.