IKHSPK apel për qytetarët pas rritjes së rasteve me koronavirus: Bartni maskat në ambient të mbyllur
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me një thirrje për qytetarët pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, së fundi.IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm për t’iu shmangur infektimit me bartjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe fton të vaksinohen të gjithë ata që s’janë vaksinuar. Ndërkaq, nxit që të merret edhe doza përforcuese.“Kosova shënon këtyre ditëve shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”.IKSHPK thotë se është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhimbje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen të vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”.“MSH dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19”.