IKSHPK: Delta po përhapet shumë shpejtë, prej një personi tek 10 të tjerë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen kundër virusit Covid-19. Nga IKSHPK-ja kanë alarmuar se virusi është duke u bartur shumë shpejt prej një personi tek dhjetëra persona të tjerë.“Delta varianti po shënon shifra alarmante të përhapjes me shpejtësi në Kosovë! Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët! Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant! Masat rigoroze të ndërmarra dhe zbatimi i tyre duhet të bëhet nga çdo qytetar i Republikës”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.
Njoftimi i plotë:
Qytetarë të dashur!
Delta varianti po shënon shifra alarmante të përhapjes me shpejtësi në Kosovë! Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët!Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant! Masat rigoroze të ndërmarra dhe zbatimi i tyre duhet të bëhet nga çdo qytetar i Republikës.Bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është VAKSINIMI!Andaj për hir të shëndetit tuaj!
Ju lutemi!
Vaksinohuni! ,Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë! Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe! Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19! ,Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar! Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.