Iku  në amshim Dr Liri Vrenezi,mjeku i përkushtuar pafundësisht në shërbim të pacientit

Sot, nga familja Vrenezi mësuam lajmin e trishtë se paska ikur në amshim,Dr Liri Vrenezi, mjeku pafundësisht që ishte për një jetë të tërë në shërbim të pacientëve. Puna e përkushtimi i Dr. Liri Vrenezit do të mbetet  gjatë në kujtesën e prizrenasve  për përkushtimin që kishte ai për pacientët. Urtia e tij, shembulli i dashurisë e respektit ndaj pacientit  duhet të mbete model për mjekët e rinj. Ai që nuk ka ditur për lodhje e korrektësi profesionale mbete shembull se si  mjeku duhet ta përmbush Betimin e Hipokratit. Njoftimi  i familjes Vrenezi   sot ishte se ‘’Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se më 3 nëntor 2024, në moshën 83-vjeçare në Prishtinë, u nda nga jeta i dashuri ynë

Dr. LIRI VRENEZI

(27.05.1941 – 03.11.2024)

Varrimi do të bëhet të dielën, më 3 nëntor 2024, në varrezat e qytetit në Prizren, pas faljes së namazit të ikindisë në ora 14:15, në xhaminë e Dragomanit, Prizren.

E pamja do të bëhet në lokalin ‘Elegant 2 – Te Idirizi’, përballë Entit për Punësim, afër KEDS-it (në kryqëzimin e Rr. Zahir Pajaziti dhe Rr. Sylejman Rrotlla) në Prizren, nga data 4 deri më 6 nëntor, nga ora 9:00 deri në 16:00.Dr Liri Vrenezit i lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Ai do të mbete ikonë e përkushtimit profesional/www.QendraPress.com/