‘Iku si zonjë në spitalin Amerikan 2 por doli e vdekur! Irida erdhi nga Belgjika për të hequr dhjamin – familjarët fajsojnë mjekët
Irida Hasalla kishte 10 vite që jetonte në Belgjikë dhe ishte atje me dokumente të rregullta. Tumori e kishte prekur në mitër dhe në 2 vezore.
Mbante emrin e motrës që i kishte vdekur 11 muajshe ndërsa shumë vite më parë kishte humbur të atin.
Të afërmit e njihnin si njeri të vendosur. Në Belgjikë punonte në një kafene ndërsa në Shqipëri kishte ardhur më 19 janar për të kryer ndërhyrjen plastike të heqjes së dhjamit me të cilët duket që kishte dëshirë të ndryshonte pamjen ndërsa duket që kishte marrë garancinë nga mjekët se nuk kishte asnjë rrezik.
“ Me dëshirën e saj ka shkuar, ndoshta se ka ditë që mund të ishte shumë e rrezikshme. Mjekët i kanë thënë s’ke pas rrezik. Ajo s’duhej të ishte futur fare në operim, narkozën nuk e pranon fare trupi me kancer’ thotë I vëllai
Madje për të shkuar në operacion kishte lyer flokët, kishte bërë qerpikët, thojntë duke thënë ‘Do iki si zonjë në spital”, mëson gazetarja e Report Tv, Lediona Jakini
Për operacionin shoqja e saj thotë se Irida kishte paguar 4 mijë euro. Paratë madje ishin dhënë me urgjencë në orët e vona të mbrëmjes. Irida kishte dalë mirë nga operacioni, deri të nesërmen e 30 janarit në orën 10:00 kur sapo u ngrit në këmbë u rrëzua në tokë dhe i ra trombozë.
Mjekja nuk duhej ta kishte marrë përsipër një rast të tillë. Kur sheh një kartelë të tillë që është me kancer s’duhej ta kishte pranuar fare”, thotë Arenc Hasalla në një prononcim për Report Tv.
Operacioni në spitalin Amerikan sipas familjarëve është kryer nga mjekja Rezarta Kapaj.