Ilir Meta mbetet president
Kuvendi i Shqipërisë miraton rekomandimin e raportit për çështjen e shkarkimit të Presidenti Meta.
Me 78 vota pro është vendosur që Presidenti, Ilir Meta, të mos shkarkohet sipas gjetjeve dhe të raportit që Ulsi Manja paraqiti më herët kur tha se shkeljet e presidentit Meta nuk janë të rënda deri në shkarkim, por se ka rekomandime.
Ndërkohë 17 vota ishin kundër dhe 8 abstenim.
Historia e një viti debat u mbyll sot me rekomandimin për të bërë një ligj organik për institucionin e kreut të shtetit.
Kryeministri Edi Rama u shpreh në Kuvend se shumica do të iniciojë një nismë për një ligj organik për institucionin e Presidentit.
“Është koha që Kuvendi ti jap drejtim qartësimit të kompetencave formale dhe substanciale, një ligj organik për Presidentin, ku të përfshihen përcaktimet për mosbllokimin e proceseve zgjedhore, të evitohet precedentët skandalozë, të bëhet një thjeshtim për dispozitat për emërimin e anëtarëve të gjykatës, sipas rekomandimeve të komisionit dhe mekanizmat zhbllokues”.