Imami i fshatit Gjonaj feston 28 Nëntorin,  sipas traditës  shqiptare

                 Festa e  28 Nëntorit në  fshatin Gjonaj sot, është  festuar sipas traditës  kombëtare, sepse Mulla Iliazi, imam i xhamisë së  fshatit Gjonaj e ka  vendosur flamurin kuq e zi. Ky po e vazhdon traditën e mulla Sahitit që ishte  shoqërues i Isa Buletinit e Bajram Currit, Derisa  ishte pjesë e  luftëtarëve tek Lidhja e Prizrenit, bashkë  me Rexhë Bajraktarin të  ishte  pjesëmarrës  i gjitha  luftërave në vitet  1911-1913. E ishte edhe i madhi Mulla Idriz Gilani që  e dinte rëndësinë e  kombit ai thotë: “Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe…, një gjak, një gjuhë, një diell e një Zot… Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut.”Ai pastaj  vazhdon…Vëllezër bashkë­luftëtarë…!

…! Pastaj  vazhdon ‘’Lufta jonë, këso rasti, është e humbur, sepse aleati ynë i sinqertë, Gjermani, po thyhet para forcave komuniste ruso‑sllave dhe të aleatëve të saj: Anglisë dhe Amerikës…!?! Edhe lufta jonë, fatkeqë­sisht, ka për ta pësuar fatin e luftës së aleatëve që na i imponoi koha, fati historik. Por, sa unë mendoj, ne nuk mund t’i dorëzojmë armët, sepse nuk kemi tjetër atdhe, përpos këtij që po e mbrojmë…!

Këtë festë e  festojmë të  gjithë shqiptarët  si; mysliman katolik e  ortodoks. Prandaj  shembulli i  imamit të  fshatit Gjonaj, duhet ët  shërbejnë  si shembull atdhetar e si shembull i mirë  fetar.

/www.qendrapress.com/