Imeraj: Vendimi i Qeverisë për Manastirin, ditë e zezë për Kosovën
Qeveria e Kosovës ka vendosur të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dhënien e pronave prej 24 hektarësh Manastirit të Deçanit.Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” të degës së Deçanit, Shkodran Imeraj, ka reaguar ashpër në lidhje me këtë vendim, duke e cilësuar si një ditë të zezë për Kosovën. “Është një ditë zie për Kosovën, për faktin se baza e këtij vendimi që Agjencioni Kadatsral i ka bart pronat e Manastirit. E kemi parë si vendim që ka sulmuar rëndë rendin Kushtetues juridik të Kosovë për faktin se baza e akt-gjykimeve të dhomë së posaçme të Gjykatës Supreme të cilat i ka cilësuar si raste të gjykuara përfundimtar Gjykata Kushtetuese bazën e tyre e kanë në vendime të kohës së masave të dhunshme”, ka deklaruar ai në emisionin Debat Plus.