IN MEMORIAM- Veli Ahmetaj,ekonomisti që nuk do të shlyhet gjatë nga kujtesa- E përkujton;Liman Asallani, kryetar i Klubit të Afaristëve në Prizren

0

Që nga viti i parë i studimeve, 1977/78, pata rastin ta njihja Veli Ahmetajn që ishte atëherë në prag të diplomimit në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Kontaktet tona dekadave të shkuara ishin me shumë profesionale ne asociacionet e Biznesit që vepronin në Kosove dhe në qytet.

Përafrimi shoqëror e profesional ndodhi  pas luftes kur fillimisht duhej të hartohej Strategjia e Zhvillimit  Ekonomik e lokal (ZHEL) për Prizrenin e ku Komuna përfshiu edhe një  numër ekspertësh të ekonomisë.

Rrugëtimi ynë vazhdoi në dy dekadat vijuese në aktivitete profesionale në Klubin e Afaristëve të Prizrenit, Odën Ekonomike dhe Aleancën Kosovare të Biznesit (AKB).

Veliu, përkundër angazhimeve të përditshme profesionale me biznese , gjithnjë gjente kohë të punonte në Asociacionet e Biznesit, veçmas AKB, duke marrë pjesë aktive në shumë promovime, panaire,  debate, analiza të draft  ligjeve e ligjeve në fuqi, në Komisione të ndryshme në pushtetin lokal e qendror.

Përkushtimi i tij profesional krijoi mundësi që shume dispozita ligjore e udhëzime administrative të ndërrohen në favor të komunitetit të  biznesit.

Më shumë se katër vite , Veliu u angazhua me student te Universitetit të Prizrenit në punë praktike, drejtpërdrejtë duke punuar me ta si dhe duke i sistemuar në kompani të ndryshme. Veli Ahmetaj  do të mbahet  gjatë  e nuk do të shlyhet nga kujtesa  për ata profesionistë qe e kanë njohur apo që kanë punuar, për korrektësi dhe profesionalizëm.

Angazhimet dhe donacionet e Veliut nuk munguan asnjëherë gjatë këtyre viteve në fushën e e kulturës, sportit kurdo që merrej iniciativë për përkrahje, veçmas SHKA’’ AGIMI{{, Festivali Fëmijët Vallëzojnë dhe Festivali’’ Kënga Qytetare na Bashkon në Prizren.’’

Por, Veliu kishte edhe shpirt bamirësi pasi që sa herë që paraqitej kërkesa për shumë qytetar në nevoje për ngrohje, barna, shërim apo ndihma për strehim-ndërtim emergjent ndihmonte.

Personalitetin e Veliut e kompleton edhe fakti se krahas asaj që thamë me sipër, ishte një familjar i nderuar dhe i dashur për të gjithë.  

E përkujtojmë me respekt dhe krenari për kontributin e dhënë./qenrdrapress.com//qenrdrapress.com/  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *