Infektologu Tolaj: Kosova duhet t’i pranojë vaksinat e AstraZeneca, efektet anësore shumë të rralla
Gjermania iu bashkua listës së shteteve të cilat kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca.
Ministri gjerman i shëndetësisë tha se kjo ishte një masë parandaluese që shteti ka ndërmarrë, pas raportimeve se vaksina shkaktonte mpiksje të gjakut.Gjatë fundjavës Irlanda dhe Holanda gjithashtu pezulluan përdorimin e kësaj vaksine për të paktën dy javë.Edhe Kosova është në pritje të një vaksine të tillë si pjesë e projektit COVAXInfektologu Ilir Tolaj thotë se rastet kur kjo vaksinë ka shkaktuar efekte anësore janë shumë të pakta dhe se çdo qytetarë i Kosovës duhet ta marrë vaksinën pa asnjë hezitim.“Të dhënat tregojnë se këto efekte anësore, në veçanti kjo e fundit që lidhet me ngjizjen e gjakut është jashtëzakonisht shumë i rrallë. Në 17 milionë vaksina të prodhimit Astra Zeneca që janë dhënë në Bashkimin Evropian vetëm 40 raste janë evidentuar që kanë pasur një çrregullim të tillë…Ne patjetër që duhet t’i pranojmë këto vaksina. Është fat i keq që nuk i kemi pasur më herët”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin Ilir Tolaj, përcjell Telegrafi.Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se deri më tani nuk është gjetur asnjë lidhje mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut dhe u ka bërë thirrje vendeve të mos ndalojnë vaksinimin me AstraZeneca.