Infermierët paralajmërojnë protesta deri në grevë e bllokim total të sistemit shëndetësor

0

                           Sindikata e Infermierëve të Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se gjatë ditë së djeshme në media ka qarkulluar një shtojcë me koeficiente të pagave, e pakonfirmuar ku komunitetet infermier, mami dhe profesionist shëndetësor janë ranguar me koeficientë tepër të ulët në krahasim me kategoritë tjera.Sindikata e Infermierëve ka thënë se do konsultoj organet e saja drejtuese, shoqata dhe insitucionet tjera përfaqësuese dhe secilin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor për organizimin e një marshi protestues ku do ftohen të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nga e gjithë Kosova, duke vazhduar me protesta ditore, deri në greva dhe bllokim total të sistemit shëndetësor.“Bazuar në këtë shtojcë mjekët janë të ranguar me koeficient 10.1,Psikologët klinik 7, Logoped, Teknik të Radiologjisë, Fizioterapeut dhe Mjekësi sanitare 6, kurse infermierët me koeficient 4.7, 4.6, 3.8 dhe 3.7.Duke mos e ditur vlerën e një koeficienti sipas kësaj shtojce, mirëpo duke i njohur pagat aktuale me vlerën aktuale të koeficientit për kategoritë e lartëpërmendura shihet haptazi diskriminimi, anashkalimi dhe injorimi total i kërkesave të infermierëve.Rritja e pagës për disa kategori deri në 100% , ndërsa për infermierë vetëm deri rreth 15% është në mënyre absolute e papranueshme dhe e konsiderojmë zhvlerësim të profesionit në përgjithësi.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës duke filluar nga dita e Hënë do mbledhë strukturat e saja, do zhvilloj takime bashkrenduese me të gjitha shoqatat e infermierëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor për koordinimin e aktiviteteve dhe masave sindikale të cilat do i ndërmarrim në kundërshtim të këtyre koeficientëve”.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës bazuar në këtë shtojcë kërkon koeficientin 7 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor pa dallim, ndërsa opcionet tjera nuk do pranohen në asnjë mënyrë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *