Info Sesioni i ‘’Cacttus Education’’ në /Oda Prizrenit / Chamber of Prizren !

       Më datë 06.02.2025, ‘’Cacttus Education’’ organizoi një info sesion në Oden e Prizrenit, ku morën pjesë përfaqësues të bizneseve anëtarët e Odës. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë dhe përfitimet që ‘’Cacttus Education’’ ofron për zhvillimin profesional të punonjësve dhe për bashkëpunimin me komunitetin e biznesit. Trajnime cilësore, mundësi punësimi dhe zhvillim i vazhdueshëm janë vetëm disa nga aspektet që u theksuan gjatë këtij sesioni informues. Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për interesimin dhe angazhimin e treguar!shkruan  drejtori  Mr. Afrim Tejeci./QendraPress.com/