Injoranca kaq e thellë e zv. kryeministrit asgjë më shumë se një deklaratë infantile-Shkruan;Kastriot Frengi

0

                           Tashmë  deklarata tepër infantile  që e ka bërë për arkivat e  UÇK-së  zv .kryeministri. tregon se politika  e tanishme e qeverisë  është  një  qeveri më shumë  fëmijërore se sa  qeveri  e sovranit. Tash,më ka reagime  të shumta ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se ‘’pala serbe është pajtuar në parim për hapjen e arkivave shtetërore për çështjen e të pagjeturve, por tha se Serbia kërkon edhe hapjen e arkivave të UÇK-së’’……Kjo nuk do asnjë  koment më sepse po u komentua kjo dalim ose tru shpërlarë , ose edhe me keq se kaq  të  involvuar   ne politikën  shovene e të ndotur serbe, sepse  këtë   nuk ka kush në botë të mos dinte se po të kishte pas ndonjë  arkiv  të ndaluar UÇK-a  deri tash  të shiturit  e  Kosovës  jo njëherë , por  mbi një milion herë e kishin nxjerr e kishin ngjyrosur dhe e kishin bërë  dramë  më njëqind akte. Por  dike   pastërtia e asaj luftë, dihet synimi  dhe  pika e vetme e çlirimtarëve ishte  sjellja e lirisë në këto troje me shekuj   që ishte e robëruar. E tani vije  ky farë zv kryeministri   e na rikujton atë thënën  tashmë  famoze  të ish kryeparlamentarit  Kadri Veseli se  Albini e qeverinë e tij  mund të na rikthej  Serbinë  në  Kosovë, Ne  as që  po synojmë  të  japim gjykim,  apo ruana Zot, paragjykim për   këto deklarata, por  këto deklarata na  hapin  fijet e dyshimit  shumë ndaj  Serbisë  shoviniste, që mund  të përdor’’Panda’’ën  e Pejës    e veprimet e Martinoviqit   / nëse u kujtohet rasti i tij me shishe/ vetën e vetëm të  fajësohen shqiptarët. Në këso raste kur  përket themeli i lirisë dhe sigurisë së një shteti  duhet të pasoj vetëm një veprim, dorëheqja , ose  ri-ngritja e moralit të çlirimtarëve  për demonstrim./qendrapress,com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *