Insajderi publikon hulumtimin për dosjet e zhdukura në IML – Si ndodhi që humbën 100 dosje të personave të zhdukur gjatë luftës në vendin ku duhet të ruheshin dhe kush janë të dyshuarit për zhdukjen e tyre?
Të hënën e 1 marsit Gazeta Online Insajderi publikon hulumtimin disa-javor rreth dosjeve të personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, të cilat humbën brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës.Si ndodhi që para 10 vjetësh të humbin rreth 100 dosje të personave, fati i të cilëve ende nuk dihet që nga lufta e vitit 1998-99?Kronologji e hartuar në detaje të cilat përshkruajnë rrjedhimisht ngjarjen e zhdukjes së këtyre dosjeve për të cilat ende nuk dihet se ku kanë mbetur.Në këtë artikull do të tregohet edhe se kush ka pasur qasje 24-orë në arkivin e personave të zhdukur, e të cilët edhe dyshohen për zhdukjen e këtyre dosjeve dhe sqarimet e tyre për situatën.Lista e “asgjësuar” e këtyre personave të zhdukur në luftë ka një kod prej pesë karakteresh, të cilët çojnë në rastet e një varreze të një qyteti në Kosovë.Këto detaje dhe shumë të tjera janë ilustruar përmes shkrimit dhe të dokumentuara me fakte se kjo është një ngjarje nga më të çuditshmet që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës dhe po vazhdon të kalojë në heshtje.Ky artikull poashtu tregon se edhe organet e drejtësisë në Kosovë, përkundër se janë informuar prej kohesh, deri më tani nuk kanë bëjnë asgjë.