Inspektorati Policor suspendon një polic, dyshohet për fotografim të paligjshëm
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor është suspenduar sot me rekomandim të IPK-së nga Policia e Kosovës.Sipas njoftimit hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacione sot lidhur me dyshimin se një zyrtar policor i Njësisë së Reagimit të Shpejtë – Drejtoria Rajonale Policore – Mitrovicë e Jugut është i dyshuar për fotografim apo incizim të paautorizuar.Tutje thuhet se hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse si pjesë e procedurave administrative, krahas hetimit që po zhvillohet zyrtari policor është suspenduar. Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të këtij rasti në konsultim me prokurorin kompetent dhe në përputhje me autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor.