Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve vijuese.

0

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Moti për dy ditë 09-10.10.2021 Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve vijuese. Ndonëse deri më tani, jo vetëm që nuk patëm reshje të mjaftueshme, por kishim edhe humbje të atyre reshjeve të mëhershme, për shkak të shkallës së lartë të avullimeve që ishin në muajt e verës. Vranësirat do të vazhdojnë të mbesin kështu të dendura, duke mundësuar të kemi reshje shiu edhe për ditët vijuese. Të martën do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe parashihen edhe intervale të shkurta me diell, por sërish nga dita e enjte parashihen reshje, por jo të këtij intensiteti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *