Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron sërish vërshime

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar sërish vërshime, si pasoja e reshjeve të shiut që pritet të fillojnë të shtunën, njofton Insajdeëri.

Përmes një postimi në Facebook, nga instituti kanë bërë të ditur edhe zonat të cilat rrezikohen nga këto vërshime.

“Reshjet të cilat pritet të fillojnë nga datë 23/01/2021, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malorë të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta”, thuhet në njoftim. Vërshimet, javë më parë në vend, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në zona të ndryshme të Kosovës. Kjo, si shkak i daljes së lumenjve nga shtrati i tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *