INTER SERIOZISHT PAS MARASH KUMBULLA
Inter seriozisht pas Marash Kumbulla.Interi i është kthyer bisedimeve me Veronan për mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla, pasi ai pëlqehet jashtë mase nga trajneri Antonio Conte.
Interi fillimisht shihej si favorit për transferimin e Kumbullës, por e ndali për pak kohë interesimin për reprezentuesin e Shqipërisë. Por Sky Sport Italia njofton se janë intensifikuar përpjekjet nga skuadra italiane, pasi kanë ndjerë konkurrencën e ekipeve si Lazio e Juventus, transmeton Insajderi.
Kumbulla ka qenë ndër zbulimet më të mëdha në këtë edicion të Series A, pas paraqitjeve fenomenale të tij tek Verona./Insajderi.com.