INTERNACIONALISTET KURRË NUK KANË ZGJIDHUR ÇËSHTJE NACIONALE./Shkruan:Gjeneral Hisen Berisha
Lëvizja neokomuniste e debatikasve të udhëhequr nga Kurti, ashtu siç u rreshtuan me lëvizjen e tyre në Internacionalen socialiste, në një familje politike të njëjtë me Partinë Socialiste të Serbisë, pra të Sllobodan Milloshevicit, PASOK e Georges Papanderut , etj. sot për më pak se një vit qeverisje arritën ta rreshtojnë edhe Kosovën në familjen e njëjtë të shteteve me vijë të kuqe në raport me Uashingtonin si, Serbia e Vuciqit, Bosnja me Republikën serbska të Dodikut, etj. Republika e Kosovës si opsion, për shqiptarëve që jetuan nën okupimin jugosllav-komunist, për identitet autonom u ngrit mi parimet e “Lirisë, Barazisë dhe Demokracisë”. Ky objektiv kombëtarë u përmbush nën suportimin e politik dhe ushtarak të SHBA! Sot, pas 23 viteve liri dhe pothuaj 15 viteve shtet i pavarur, neokomunistët debatikas të suprotuar nga të gjitha forcat e errësirës dhe dekadencës anti Kosovë, arritën që t’ia vënë vijën e kuqe me partnerin e përhershëm strategjik, suportuesin e luftës dhe garantuesin e lirisë, shtetësisë dhe ekzistencës sonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qytetarët e Kosovës duhet të lirohen nga gjendja afektive, për shkak të qeverisjes me shumë cene përgjatë mbi 20 viteve liri, sepse Kosova nuk ecën përpara duke u thirrur në atë se, “edhe të tjerët kanë gabuar” dhe se “edhe të tjerët kanë bërë”. Kjo nuk arsyeton askënd që Kosovën ta kthej mbrapa në procesin e konsolidimit të demokracisë dhe vlerave të lirisë si shtet. Për një gjë duhet të jemi të vetëdijshëm se, çdo hap drejtë izolimit politik që po i ndodhë Kosovës që nga viti 2014, një ditë do të na përplasë me fundin e kësaj stërkeqeje politike në versionin më të keq, si ajo e diktaturave komuniste në Shqipërinë e Enver Hoxhës, Rumaninë e Qaushevskit, apo Serbinë e Milloshevicit. Në vitet e luftës 1998/99, FA të SHBA ndërhynë në luftën e Kosovës, përkundër mungesës së vendimit të KS/OKB, ku vende që e shfrytëzojnë Serbinë për interesat e tyre në rajon, vendosnin veto. Edhe sot ndërhyrja në Jugosllavi, sipas të drejtës ndërkombëtare konsiderohet jo legale. Por, SHBA përkundër këtij kundërshtimi, bazuar në kapitullin pesë të Kartës së KB, i cili sanksionon situatën kur kanë të drejtë të ndërhyjnë FA te SHBA njëanshëm, “SHBA, kanë të drejtë të ndërhyjnë, në situata kur pushteti shtypës dhe populli i shtypur, nuk kanë përkatësi të njëjtë etnike”, një situatë tipikë në Kosovë, ndaj dhe u trajtua si “sui generis”. Krijimi i distancës politike dhe diplomatike në mes Kosovës dhe SHBA, është akti më armiqësor që mund të bëj një qeveri, çka duhet të jet motiv i mjaftueshëm për të shënuar fundin e sajë me cdo mjet.