Intervista ekskluzive e QendraPress me poeten Adifete  SHITI: -Poezia për mua është zemra që flet në heshtje…….

QendraPress-Ju lutem me jepni një biografi lidhur me veprimtarinë Tuaj?

Adifete SHITI-Veprimtaria ime buron nga fjala e shkruar. Vargu është udhërrëfyesi im, shkrimi është shtegu im, e humanizmi është forca që më shtyn të jem dorë ndihmëse për të tjerët. Më pëlqen të mbroj të drejtën e gruas aty ku ajo ka të drejtë, sepse zëri i saj shpesh mbetet i heshtur. Në konkurset poetike ku kam marrë pjesë, kurrë nuk e kam parë çmimin si synim. Çmimi im i vetëm janë lexuesit, janë miqtë e rinj që më dhuron krijimtaria. Nuk ka shpërblim më të madh se të mbetesh në mendjen dhe zemrën e njerëzve. Farat që mbjell me fjalë, një ditë japin fryt.

QendraPress -Kur keni filluar të merreni me poezinë?

Adifete SHITI – Me poezinë u njoha herët, në moshë të brishtë. Shkruaja shumë, por i fshehja shkrimet nga frika e gjykimit. Shoqëria jonë shpesh gjykon më shumë sesa kupton, prandaj heshtja dukej si mburojë. Por, fjala nuk mund të rri gjatë e mbyllur ajo shpërthen, e del në dritë.

QendraPress- Çka paraqetë poezia për Ju?

Adifete SHITI- Poezia për mua është zemra që flet në heshtje. Është brendësia që nuk mund të rrijë e burgosur. Dora ime nuk bën gjë tjetër veçse i jep formë atij zëri të brendshëm qoftë gëzim, dhimbje, natyrshmëri apo kujtim. Është brendësia që nuk mund të rrijë e burgosur. Dora ime nuk bën gjë tjetër veçse i jep formë atij zëri të brendshëm qoftë gëzim, dhimbje, natyrshmëri apo kujtim.

QendraPress – A mund të na tregoni kur shkruani poezinë ,sa ia përkushtoni ndjenjën Tuaj shpirtërore?

Adifete SHITI- Mesazhet e mia nuk kanë një formë të vetme; ato rrjedhin sipas ndjenjës. Metaforat që përdorë janë pasqyra e jetës sonë, sepse populli e kupton të vërtetën më thellë përmes figurave, jo vetëm përmes fjalës së drejtpërdrejtë.

QendraPress -Mesazhin Tuaj a paraqitni në vargje ,apo metaforat i keni dëshmi letrare?

Adifete SHITI- Nuk kam kufij në krijim. Çdo gjë që më rrethon dashuria, brengat, hidhërimet, gëzimet gjen strehë në poezi?

QendraPress-Cili relacion i jetës Tuaj lidhet me poezinë dhe mesazhi ?

Adifete Shiti – Mesazhi im është i qartë: duajeni jetën, punoni për të, mos u dorëzoni. Edhe kur ajo ju hedh prapa, mos u ligështoni ngrituni më të fortë, bëni dhjetë hapa para. Mos lejoni të bëheni vegël në duart e të tjerëve; bëhuni vetë dritë, prioritet dhe shembull për njerëzit.

Intervistoi;Qazim THAÇI