Intervista ekskluzive me poeten:Shprresa Gashi Zurnaci- Dua të them se dashuria ndaj atdheut , ndaj Nënës, ndaj Prizrenit më bëri kjo që jam

0

QendraPress;-Ju lutem na njofto  pak me  biografinë Tuaj?

Shpresa (Gashi) Zurnaci -Jam  e lindur dhe e rritur në Prizren, më 19 dhjetor 1967 në Prizren. Mbi tri dekada jeton në Izmir të Turqisë. E martuar për një shqiptar, familja e të cilit qysh në vitin 1957 ishte shpërngulur në Turqi.

QendraPress;-Si u gjetët me sfidat e  jetës?

Shpresa (Gashi) Zurnaci -E gjendur në mes të sfidës së ruajtjes së identitetit dhe elementit kryesor – gjuhës. Që që prej tri dekadave kam bërë përpjekje të vazhdueshme, dhe pavarësisht rrethit ku jetoj, kam arritur ta ruajë e ta kultivojë gjuhën shqipe. Duke qenë e rrethuar me këto vështirësi, me këmbëngulje kam arritur të kultivojë këtë vlerë sa të çmuar, aq edhe kombëtare.

QendraPress:-Pasioni juaj si  poete e dhembjes  larg në  Turqi sa  ka kalit shpirtin Tuaj?

Shpresa (Gashi) Zurnaci ;-Pasion i shpirtit tim është leximi i librave, i zhanreve të ndryshme, pa e lënë anash edhe krijimin artistik për të kontribuuar në artin e fjalës.E dua letërsinë qoftë në llojin e poezisë, qoftë ato prozaike, deri në këtë kohë, me të madhe i kam publikuar në rrjetet sociale, por kohët e fundit, sikur kam filluar ta tregojë vetveten edhe përmes botimit të librave, që veç po i kemi në duar. Nga një shpirt ti pastër  kam arritur të bëjë miq përmes rrjeteve sociale, të cilët, duke qenë të shtresave të ndryshme. Kam përfituar përvoja nga më të ndryshmet për të ecur përpara në drejtim të artit të mirëfilltë letrar.Ndonëse larg atdheut, lidhjet me tokën mëmë, Prizrenin e Kosovën, i mbaj të pashkëputura. Thuajse çdo vit kthehem në Prizren në gjirin e familjes, duke u çmallur me miqtë e artit, shokët dhe shoqet e shkollave, që nga rinia e hershme dhe i mbaj edhe sot e kësaj dite si reliktet më të shtrenjta të jetës. Ndjek në vazhdimësi rrjedhat letrare në Kosovë e në Shqipëri dhe trendin e librit shqip. Nga vitet 1983  kam pasur botime nëpër revista të ndryshme të kohës. Mirëpo shkëputja fizike nga atdheu, për një kohë më kishte larguar nga synimet për të publikuar, duke u kthyer tanimë më e kompletuar dhe më e përgatitur për t’i hyrë botës së librit. Qasja që kam mbajtur ndaj librit, gjithmonë më ka shërbyer si udhërrëfyes që ta ruhem nga harrimi apo nga gëlltitja nga një gjuhë dhe kulturë e huaj që e mbështjell atë. Tanimë kam rikthyer edhe vlerat dhe traditën shqiptare në familjen time dhe atë të burrit me rrënjë shqiptare.

QëndraPress;-Pasioni Juaj?

Shpresa Zurnaci, _Përveç shkrimeve personale që publikoj e postoj nëpër rrjete e faqe të ndryshme interneti, publikoj edhe poezi e tregime të miqve. Një veçanti është edhe pasioni i  për letërsinë botërore, të cilën e lexoj me pasion dhe shpeshherë edhe përkthime nga gjuhët e huaja në atë shqipe. Ky përkushtim me vjen sot edhe në libër të parë, që përveç poezisë , një pjesë i kushtoj poezive të miqve. Shpresa Zurnaci

QendraPress;ëNa fol pak për botimet Tuaja?

Shpresa (Gashi) Zurnaci _Kam botuar librat: 1. “Dhimbje e shkruar”; poezi, SHKYP, Prizren 2019; 2. “Mall i pashuar”; poezi, Biblioteka Ndërkomunale – Prizren, 2919; 3. “Jam mësuar t`u jap jetë kujtimeve”; poezi, Biblioteka Ndërkomunale – Prizren, 2919; 4. “Copëza jete”; poezi, 5. “Largësi e mall”; poezi, 6. “Etje e shpirtit të trazuar; poezi, Prizren, 2020 Ky është libri i shatë i autores. Biblioteka Ndërkomunale; poezi, Prizren, 2019; Cikël me poezi; Revista “Sharri”, 2019, Prishtinë; Cikël me poezi: Revista “Metafora” nr. 20, Prizren, 2020. Ky është libri i saj i shtatë.

QendraPress:  së  fundi mesazhi Juaj?

Shpresa (Gashi) Zurnaci_ Më lejoni të ju them se  ju falenderojë për këtë prezentim timin, Dua të them se  dashuria ndaj atdheut , ndaj Nënës, ndaj Prizrenit  më  bëri kjo që jam., Dhembjen e madhe dhe dëshirën e  atdheut e shëndrrova  në libra, Besojë se  jam ajo që  bi e zgjohen më ëndrrat e  vendlindjes  , prandaj  gëzuar e  të mirat e  botës I paçi/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *