Intervistë ekskluzive- Me Drejtorinë e Shërbimeve Publike Çelë Lamaj-Shtatë pyetje-Shtatë përgjigje.

QendraPress-Cilat projekte madhore i ka drejtoria Juaj në këtë vit kalendarik?

Drejtori Lamaj: Gjatë vitit 2024 Drejtoria e Shërbimeve Publike ka shumë projekte në realizim në tërë territorin e Komunës së Prizrenit, por projektet të cilat do të lënë gjurmë janë: Projekti i Shatërvanit dhe Zonës sé parë historike duke përfshirë edhe rrugën ‘’Shuaip Spahiu,’’ pastaj aksi rrugorë – TA-Pompa Arbëria – rrugë e cila e shkurton lidhjen me autostradën, renovimi-asfaltimi i mbi 10 kilometrave rrugë në brendësi të qytetit, përfundimi i trotuareve me kalldrëm, si dhe iniciativa për hartimin e projektit Galeria e qytetit me Muze dhe hartimi i projektit për renovimin e Stacionit të Autobusëve me rreth 800 parkingje nëntokësore dhe së fundi formimi i Ndërmarrjes Publike Lokale për trajtimin e banesave dhe parkingjeve

QendraPress- Na tregoni për sukseset dhe sfidat kryesore të këtij viti?

Drejtori Lamaj; Sukses llogarisim përfundimin e projektit të ‘’Shatërvanit’’ me gjithë infrastrukturën përcjellëse, përfundimin e rrugës ‘’Shuaip Spahiu’’, shenjëzimi horizontal dhe vertikal si në zonën urbane poashtu edhe në atë rurale të Komunës së Prizrenit. Ndriçimi publik Smart për tërë Komunën e Prizrenit e në veçanti për zonën qendër të qytetit, kurse sfidë e llogarisim që Shatërvani si mega projekt është sfida kryesore jo vetëm për Drejtorinë e Shërbimeve Publike por për tërë qeverinë lokale

QendraPress- Konsideroi njëri nga drejtorët më aktiv dhe i angazhuar. Si është kjo ndjesi , sa ju jep mundësi të punoni në detyrë ,e sa për familjen Tuaj?

Drejtori Lamaj: . Sukseset ja dedikoj të gjithë bashkëpunëtorëve të mi në veçanti kryetarit z.Shaqir Totaj. Ndihesh mirë atëherë kur ki rezultate dhe vlerësohesh. Kurse familjes faleminderit për mirëkuptim sepse kam shumë pak kohë për ta.

QendraPress- Po afrohen muajt kur bashkatdhetarët tanë vijnë në vendlindje, Prizreni është shenduar në kantier ndërtimi. A mund të presim lëvizje më të lirë së paku ën këtë kohë?

Drejtori Lamaj: Gjithsesi planifikimet e DSHP-së janë bërë me kohë edhe në dinamikën e realizimit të punimeve dhe natyrisht qytetarët dhe bashkatdhetarët jo vetëm që do të lëvizin të lirë në qytetin e Prizrenit por do tu ofrojmë edhe program të pasur kulturore- artistik

QendraPress-Punimet në sheshin’’Shadërvan’’ kanë filluar na njofto pak për planifikimet e punimeve aty?

Drejtori Lamaj: Siq e dini para pak ditësh kemi hapur punimet në Sheshin e Shatërvanit. Ne jemi zotu se këto punime planifikohen të përfundojnë gjatë vitit 2024. Do të punohet segment për segment gjithnjë duke pas parasysh që mos ti pengojmë bizneset dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve

QendraPress- Cili është mesazhi Juaj?

Drejtori Lamaj: Mesazhi im është: Kërkojmë prej qytetarëve që të kenë mirëkuptim gjatë ekzekutimit të punimeve jo vetëm në Sheshin e Shatërvanit por në tërë Komunën e Prizrenit sepse realizimi i një infrastrukture të tillë si projekt kërkon punë dhe sakrificë deri në përfundim. Mbështetja e qytetarëve dhe shoqërisë civile do të na inkurajoj që projektet ti përfundojmë me sukses. Faleminderit për intervistën Qendra Press.

QendraPress-Pyetja shtatë urime……..

Drejtori Lamaj:Bashkë për Prizrenin!

Intrevistoi,QendraPress.com.