Intervistë ekskluzive me poeten Nexha Reçica – Vargu është pjesë e shpirtit tim që vije si ADN e familjes

0

QendraPress:Nexha nga na vije?

Nexha_-Unë vij nga fshati Gllavicë-Lipjan. Shkollën fillore kam mbaru në Gadime,gjimnazin në Lipjan. Studimet në Prishtinë-dega gjuhë e letërsi shqipe.

QendraPress:Prej çfarë familje rrjedhë?

Nexha- Buroj nga një familje me plot vlera,jam lind dhe jam rritur aty ku ka frymuar edukata ,arsimimi dhe atdhedashuria.

QendraPress:Nga familja kush është ndër të parët e arsimit?

Nexha- Ndër të parët ishte axha im i ndjerë Hamiti,ku kishte shërbyer si mësues nëpër fshatra të Lipjanit,në vitet e 50-ta. Mësues ishte edhe axha Xhevati,tani i pensionuar dhe axha Shemsiu profesor. Shemsiu-ish i burgosur politik,në vitin 81.një ndër përkrahësit e protestave studentore. I dënuar si ,Grupi i intelektualëve”bashke me Ukshin Hotin e të tjerë. Domethënë një familje që ka dhënë një kontribut te madh për vendin? Po,këtu dua te përmendi edhe atdhetarin e madh Adem Gllavica.

QendraPress:Ti kthehemi krijimtarisë suaj. Kur ke fillu të merresh me letërsi?

Nexha-Me poezi kam nis të shkruaj që nga shkolla e mesme,ndoshta edhe me herët. Kam të botuara disa poezi nëpër revista,edhe në një libër ,,Poetë e rinj”etj.

QendraPress:Tani ke botuar librin e parë?

Nexha-Po,para ca dite është botuar libri im ,,Dashuri e pashkruar”,por pak kam thënë aty,kam për të shkruar edhe më shumë,dhe kurrë ndoshta nuk do të vetëkënaqem.

QendraPress:Nga je frymëzua?

Nexha-Kryesisht jam motivua prej poetëve shqiptarë,do e veçoja Migjenin,që sipas mendimit tim është i papërsëritshëm. Ka edhe poete tjerë të mëdhenj si Kadare,Agolli,Serembe etj.

QendraPress:I përmendët poetët e vjetër,por nga ata të rinj?

Nexha-Nga poetët të rinj do e veçoja poetin nga Tirana Kliton Nesturi,ka shkrime të bukura me plotë vlerë,së fundi kam lexua romanin ,,Në Tiranë bie shi”qe me ka pëlqy fortë. Pastaj Ilire Zajmi është poete e mirë,Hasije Selishta Kryeziu etj..

QendraPress:Përmendët më shumë poetë nga Shqipëria se nga Kosova.

Nexha-Pse? Nuk do bëja dallim shumë,por pak po,si e shoh unë,të flas hapur. Poetët e Shqipërisë janë më të ushtruar në shkrime,dhe dalin më të kalitur,nuk do të thotë të gjithë por shumica. Thjeshtë mua më shumë me kanë tërheq dhe më tërheqin librat e tyre.

QendraPress: Cili është projekti juaj i së ardhmes në fushën e poezisë?

Nexha-Dua të vazhdoj të shkruaj dhe vetë të shkruaj. Këtu dua ta përmendi edhe atdhetarin e madh Adem Gllavica,që kishte vetëm një synim Bashkimin Kombëtar.

QendraPress:Në vend të  përfundimit më thuaj një varg apo mesazh?

Nexha- Vargu është pjesë  e shpirtit  tim që  vije si AND e familjes, Më lejoni të  ju falënderojë edhe  juve  si një portal reprezentativ që  ma dhatë këtë mundësi, Fat e lumturi për kombin tim e gjithë  bota paçin gëzime./qendrapress.com

DASHURIA IME

____________

Mbrëmë si për çudi

Unē eci rrugëve të parkut

Që vetes i ngjaj

Si një rast i habitshëm

I gjuetisë së shtrigave

Do ta kisha ngjyrosur

Ballin e dashurisë

Po ta dija Muzikën e Mocartit

Edhe askënd me faj

Nuk do ta kisha lënë

Kur nëpër Golgotën

E fatit tim

Bartet dashuria ime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *