Intervistë me këngëtaren e këngëve atdhetare dhe të dhembjes; Muhabere Krasniqi- ‘’Kënga është shpirti i njeriut….’’
QendraPres:Ju jeni njëra nga këngëtaret që shpirtin tuaj e keni vu në shërbim të këngës?
Muhabere Krasniqi;Saktësia është se secili nga këngëtarët është artistë, prandaj shpirti i secilit prej tyre është vetë jeta. Dua të them se kënga është shpirti i njeriut, Është gëzimi dhe dhembja e secilit prej nesh.
QendraPres;Kur filloi me këngën Muhaberja dhe çka ishte nxitja?
Muhabere Krasniqi; Lidhja ime më këngën, daton, shumë herët, qysh në bankat shkollore, dhe që atëherë e deri ne ditët e sotme, pavarësisht sfidave që mi solli jeta që të përballëm, pos gëzimeve, edhe loti ishte ai që nuk mu nda here pas here !
QendraPres; Ju keni tekste shumë atdhetare dhe shpesh të dhembjes ku është motivi?
Muhabere Krasniqi:Moti është vetë shpirti, fati dhe jeta e një këngëtare-i. Këngët e mija kishin një motiv shtesë, për ta sfiduar jetën plot peripeci,m brenga dhe vuajtje te kohërave dhe rasteve te ndryshme, që në mua lanë një vijë e vragë ngarkese emotive dhe shpirtërore !
QendraPres: Kënga shpesh për Ju është dhembja e dashuria se ndani këtë ndjenjë?
Muhabere Krasniqi: Kjo pyetje brenda përbrenda e ka edhe dhembjen edhe dashurinë. Por, un them se dashurinë dhe përkushtimin ndaj këngës , ma ngulfatën ca edhe humbje e një pas njëshme e njerëzve të mi të zemrës : vëllait , që më vdiq pa pasur as edhe një mundësi për ti ja mbyllur sytë me mall, ngashërim, lot dhe vaj e pikëllim motre ! Dhe nënëlokes që aq shumë ishim të lidhura emocionalisht si nënë e bijë !
QendraPres: Kënga dhe shpirti i këngëtarit shpesh thuhet është vetë gëzimi e jo rrallë edhe dhembja. Çfarë sfidash ju keni pasur?
Muhabere Krasniqi; Përball sfidave te jetës dhe lotëve rreke qe derdha dhe po derdh Akoma edhe sot, unë prapë po mbledh , dhe mblodha force, për te kaluar dhe sfiduar ndjenjën e kohërave te trishta, si shërim shpirti prapë dhe shumë më fuqishëm ju ktheva enges me hove dhe motive jete!
QendraPres:Por,kënga i ngjanë një lloj feniksi a mund të flasim për këtë pak?
Muhabere Krasniqi;Po dua të them e të konstatojë se jeta pa muzikë, pa art nuk ka as vlerë as kuptim! Mu kujtua zogu feniks , që sa here vdiste dhe bëhej hi , ai ngjallej prapë nga hiri bëhej zog, bëhej kanarinë ! Prandaj dua të them se vetë shpirti i këngëtarit është një lojë feniksi, Sepse nuk është ashtu edhe kur ashtu e shohin të tjerët.!
QendraPres:Ju jeni njëra nga këngëtarët që njiheni me tekstet atdhetare dhe të dhembjes bashkë?
Muhabere Krasniqi:Kjo është ndoshta edhe për faktin se një shpirt i ndjeshëm, është dhe puqet pikërisht me këto dy ndjenja, Atdhetaria është fakti se jetojmë në Kosovë e Kosova është plotë trimëri, mite e plotë, legjenda, Dhembja është pjesë e jetës për këtë fakt edhë pjesë e vetë këngëtareve, Ajo që dua te them , kënga, jeta , heroinat, dhembjet janë , ky kolazh i vetë jetës të shumicës së kosovarëve. E këtë më së shumti e ndiejnë artistët këngëtare.
QendraPres:Mesazhi juaj ?
Muhabere Krasniqi; Ehh mesazhi, është se jeta i kë bashkë gëzimin dhe hidhërimin, jeta është sfida dhe mbijetesa, Por këngëtarët e kanë shpirtin e madh dhe ky shpirt është ylber jete dhe prandaj këngët duhet ardhur, sepse kënga është vetë jeta vete dashuria , gëzimi dhe hidhërimi, Me lejoni të ju falënderojë edhe për këtë intervistë ./qendrapress.com/