INTERVISTË | U.d. i drejtorit të Klinikës Infektive: Kemi hyrë në valën e tretë të virusit, s’ka më shtretër të lirë në Infektivë – duhen të merren masa shtrënguese

0

             Mbi 86 mijë raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë, prej marsit të vitit të shkuar, kur u shënua rasti i parë me këtë virus. 1819 kosovarë, deri më sot, e kanë humbur jetën në përballjen me këtë pandemi.Nga Klinika Infektive e QKUK-së, çdo ditë dalin pacientë të cilët e humbin betejën me COVID-19, por edhe ata që shërohen nga kjo sëmundje.Gazeta Online “Reporteri.net”, ka zhvilluar një intervistë me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK, Izet Sadiku, i cili thotë se aktualisht janë 120 pacientë të infektuar që janë të shtrirë në këtë klinikë.Teksa ka folur për shtimin e numrit të rasteve në vendin tonë, Infektologu Sadiku thotë se pashmangshëm qeveria duhet të marrë masa shtrënguese, të nevojshme për parandalimin e këtij virusi.Ndihmesë të madhe thotë se iu kanë dhënë edhe klinikat tjera, që kanë filluar të pranojnë pacientë të infektuar me këtë virus, teksa shton se aktualisht në këtë klinikë nuk ka shtretër të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *