Invalidi i UÇK-së: Plumbi i parë ma këputi dorën e majtë, e vazhdova luftën me një dorë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuhi Kosharja ka rrëfyer përjetimin e tij dhe situatën kur ai mbeti invalid, si pasojë e luftimeve me forcat serbe.Kosharja pohoi se në Koshare atë kohë, ishte zhvilluar betejë e ashpër, tregon edhe për momentin e plagosjes së tij, ku gjatë aksioneve pranë kishte edhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, njofton Klan Kosova.”Unë jam plagosur më 19 maj, ku edhe më janë vrarë dy shokë duke ardhur në përforcime, ata kanë qenë te pozicionet më poshtë”.”E ne nga pozicionet ku kemi qëndruar së bashku, na morën e na pozicionuan një pikë më lartë. Pasi kam ngrënë bukë, jam lëshuar nga bunkeri, e kam pasur Petrit Avdylin edhe Gani Bajramin afër, duke biseduar”.”Ata se kanë ditë që ne kemi dalë në ato pozicione atë ditë. Në moment, plumbi i parë, më ka ra, dorën e majtë ma ka këputë krejt. Ka qenë dora krejt e këputur. Prapë kur jam rrëzuar e kam drejtuar dorën për toke, e kam kapë kallashin edhe kam luftuar me një dorë”.”Iu kam bërtit shokëve, mos t’ju mbes borxh as atyre që kanë qenë prezentë, e ndjejë veten edhe shumë keq. Edhe ata së bashku me mu duhet me rrëfyer një realitet se qe 22 vjet, askush për rastin tonë në atë njësit, që ia kemi zbardh fytyrën betejës së Koshares”.”Aty është vrarë edhe kapiteni rus mercenar, ai ka thënë ‘’unë jam plak, nuk mund të ecë, por qëlloj shumë mirë’’. Do të thotë ‘’që qëlloj, po vras ushtarë të UÇK-së’’.”Në atë moment jam plaguar unë”.Ish-ushtari tregoi edhe sa plumba ia ka në trup.”Pasi jam rrëzuar tjetri plumb më ka ra në pjesën e djathtë të barkut, më ka dalë prapa shpinës, tjetri plumb më ka ra në këmbën e majtë e kam”.